Hyri në operim duke qarë! Fjalët që thotë Megi pas ndërhyrjes i bëjnë të gjithë të derdhin lot

 Hyri në operim duke qarë! Fjalët që thotë Megi pas ndërhyrjes i bëjnë të gjithë të derdhin lot

Shqiptarët për Shqiptarët nuk e lanë të vuajë më Megin. 12 vjeçarja erdhi në Tiranë për t’ju nënshtruar operacionit, që më në fund të mund të ecte si të gjithë fëmijët e tjerë.

Një incident e bëri këtë vajzë të çalojë e vuajë për 1 vit e 7 muaj, por pas thirrjes në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, jeta e saj do të ndryshonte përgjithnjë.

Para se Megi të hyjë në operim, një ndjenjë frike i pushton trupin. 12 vjeçarja nis të qajë dhe kërkon të përqafojë babain e nënën edhe njëherë.

 Tashmë ajo hyn në operim, ndërsa për këtë nënë e baba, koha ka ndaluar.

Babai: Vajza hyri në sallë dhe tani… ishalla me shpresën e madhe në Zot, e ajo bëhet mirë. I ndiej të gjitha, frikë, mërzi, gëzim… këtë çast e kemi pritur prej kohësh. Minutat më duken javë…

Nëna: Vetëm Megi ishalla bëhet mirë. Them o Zot ishalla e kalon me kaq.

Operimi përfundon dhe mjeku njofton prindërit se gjithçka ka shkuar me sukses. Lot gëzimi më në fund për Shkëlzenin e Elonën.

Shkëlzeni, babai: Operacioni i Megit shkoi shumë mirë. Doktori na tha se ishte operim i suksesshëm dhe se i duheshin dy muaj për të rikuperuar. Ndihemi të lehtësuar tashmë, një falenderim të madh nga zemra ju japim.

Elona, nëna: Ndihemi shumë mirë, shumë të kënaqur. Faleminderit shqiptarët për shqiptarët.

Por fjalët më prekëse, i thotë Megi. Ajo tashmë është mirë dhe pas 2 muajsh rikuperimi, do të mund të luajë, shkojë në shkollë e të mos shqetësohet më për dhimbjet.

Megi: Operacioni shkoi me sukses. Jam shumë e lumtur. I them prindërve të mi që të mos mërziten më. Faleminderit të gjithë shqiptarëve që kontribuan për mua.