I biri 5 vjeç dergjej në spital pa shpresa! Ja si është tani Elisiano, vogëlushi që shpëtuan shqiptarët

 I biri 5 vjeç dergjej në spital pa shpresa! Ja si është tani Elisiano, vogëlushi që shpëtuan shqiptarët

“Gati jam të jap dhe jetën, vetëm fëmija të shërohet. Shpresat tek Zoti i kam, që të mos ma largojë”

Këto ishin fjalët që dilnin nga goja e një babai, që prej kohësh shihte djalin e tij 5 vjeçar të përpëlitej nga dhimbjet. I biri i prekur nga leuçemia ishte shtruar në spital. Në Shqipëri i kishin dhënë fare pak shpresa.

Kur nëna e 5 vjeçarit tregonte për orvatjet e vështira, vogëlushi përshkrohej nga vuajtjet e trupit. Jeta po i shuhej ngadalë. Gjyshja, vëllai, nëna, babai, të gjithë ishin në lot e luteshin për ndihmë.

“Tre doktorë u mblodhën e nuk po ia gjenin diagnozën. I morën gjak në palcë dhe doli përgjigja që kishte leuçemi… më ranë të fikët. Askush  nuk e di dhimbjen time, nuk e kupton këtë që po ndjej. Mund të humbësh gjithçka në jetë, vetëm tek fëmija nuk durohet. Pa djalin në shtëpi nuk iki, gjallë jo njëherë.”-tregonte nëna e Elisianos.

Familja Osmani nuk mund të përballonte kostot e kurimit për të birin, e kështu qenë shqiptarët bamirës ata që shtrinë duart e tyre, për t’i shpëtuar jetën 5 vjeçarit. Përmes thirrjes në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, brenda një kohe rekord, fondet e nevojshme për kurimin e Elisianos u mblodhën. Vogëlushi u nis në muajin maj, drejt një spitali të njohur Italian.

Muajt kaluan dhe Elisiano iu nënshtrua kurimit. Nëna e 5 vjeçarit përcolli së fundmi këtë mesazh për të gjithë ata që kontribuan për të birin, duke na treguar se Elisiano po i përgjigjet mirë trajtimit dhe është drejt rrugës së shërimit. Ndiqeni këtu mesazhin e nënës së Elisianos.