“I lutem shqiptarëve, të kem një dhomë të bukur dhe disa lodra, mami nuk ka mundësi”

 “I lutem shqiptarëve, të kem një dhomë të bukur dhe disa lodra, mami nuk ka mundësi”

“Ditën që vdiq babi mu duk sikur mu shkëput një pjesë e shpirtit.”

Këto janë fjalët e një 14 vjeçareje, e cila jeton me dy motrat dhe vëllain e saj të vogël në kushte tejet të vështira ekonomike.

I ati i ndërroi jetë dy vite më parë nga kanceri në mëlçi dhe ato as nuk mundën ta shohin, t’i thonë lamtumirë babait. Ulur bashkë, dy motrat kujtojnë dhimbjen që i solli në shpirt humbja e të atit, ndërsa sot, vështirësitë veçse shtohen.

“Më mungon më shumë në jetë babai. Nuk e pashë dot për herë të fundit… shumë kam qarë”-

Jetojnë me nënën e tyre, motrën e vëllain e vogël. Shtëpia me qira nuk përballohet, teksa rrëfimi i nënës së tyre është tejet i dhimbshëm.

“Shtepia ka lagështirë, ne flemë në një dhomë, është ftohtë, mami 100 mije i jep për qiranë, 20 mije lekë i merr ushqime per ne.”-thotë një motër, ndërsa tjetra shton “ Kemi pas plot raste ku kemi mbetur ngrënë, se nuk kemi patur para.”

Por më e dhimbshme është të dëgjosh këto vogëlushë. Këtë ëngjëll të vogël të familjes Preçi, që thotë se ka ëndërr të ketë lodra, por nuk i ka sepse mami nuk mund t’ja blejë.

“Ndonjëherë nuk kam të ha bukë, por mami nuk ka çfarë bën. Do doja shumë të kisha blerë disa lodra, por mami nuk mi mblen asnjëherë. Unë i lutem të gjithë shqiptarëve që të kem një dhomë të bukur dhe disa lodra.”

“Jemi të varfër, lekë nuk kemi. Ndihem shumë keq me kushtet që kam, kam qejf të jem si të tjerët, por nuk jam. Shokët e mi kanë biçikleta e unë nuk kam asgjë. Frikë kam shumë nëse na nxjerr pronari nga shtëpia, sepse nuk kemi asnjë vend ku të shkojmë… por nëse s’kemi zgjidhje tjetër, do të dalim në rrugë. Kam ëndërr të kem një shtëpi të mirë, të kem ku të fle.”