I moshuari rrezikonte të mbytej, momentet kur një punëtor shqiptar i shpëton jetën

 I moshuari rrezikonte të mbytej, momentet kur një punëtor shqiptar i shpëton jetën

Makina e tij tashmë ishte zhytur nën ujë. Në zonë atje kanë rënë të paktën 250 mm shi duke sjellë përmbytje të mëdha. Burri ka mbetur i bllokuar dhe mbahet tek një palë kangjella pranë. Ka ngrirë aty dhe rrezikon që të mbytet.

Pamje e shkeputur nga kronika e medias italiane TGR (Rainews)

Por fatmirësisht një burrë vendos të ndërhyjë për t’i shpëtuar jetën. Ai noton shkon me not drejt të moshuarit, ndërsa një traktor aty pranë u hedh një litar.

“Hoqa xhupin dhe ia dhashë atij. Më tutje erdhi një traktor dhe më hodhi litarin. Ia lidha në kraharor zotërisë dhe më tutje e tërhoqëm nga aty”-thotë qytetari që i shpëtoi jetën të moshuarit.

Kështu raporton media italiane Rainews (TGR), e cila i ka kushtuar një kronikë rastit. Njeriu që shpëtoi nga mbytja burrin e moshuar, është një punëtor me origjinë nga Shqipëria.

Në kronikë shqiptari identifikohet si Agim Petani. Agimi ka ardhur në Itali në vitin 99’ me një gomone, si shumë emigrantë të tjerë dhe ka krijuar jetën e tij në zonën e Rinjanos.

Agimi mori nje lendim te lehte ne dore, teksa tentonte te shpetonte burrin qe rrezikonte te mbytej

“I kishin ngecur dhe pantallonat aty tek gardhi. Nuk dukej asgjë, uji ishte shumë i pisët”-shtoi Agimi, ndërsa në median italiane thuhet se gjatë ditëve të fundit në këtë zonë ka patur përmbytje masive.