I përzunë nga shtëpia, Elvisi u gjen motrave Demi strehë

 I përzunë nga shtëpia, Elvisi u gjen motrave Demi strehë

Një vizitë e papritur nga njeriu i zemrave, Elvis Naçi i ka lënë pa fjalë motrat Demi. Duke lotuar Flora dhe Miranda panë të hyjë brenda kasolles më plastmasë Elvisi. Një surprizë e bukur kjo që shoqërohet me fjalë zemre dhe përqafime të gjata “Faleminderit shumë për respektin” thotë të emocionuara njëzëri. Ishte një vizitë aq e papritur sa Miranda mezi po i përmbante emocionet. Ato e dinë tashmë, se Elvis Naçi troket vetëm për të dhënë lajme të mira.