I vdiq foshnja dhe i shoqi, historia e gruas që luftoi për të sjellë në jetë djalin

 I vdiq foshnja dhe i shoqi, historia e gruas që luftoi për të sjellë në jetë djalin

Jeton e vetme me djalin në një zonë të thellë në Vaun e Dejës. Të gjithë e kanë braktisur Shaqe Markun. Ajo jeton mes vështirësive të jashtëzakonshme në një banesë të shkretuar nga varfëria

Në moshën 29 vjeçare Shaqja martohet në Podgoricë. Mbeti shtatzënë dhe iu lumturua jeta. Por gëzimi nuk zgjati shumë. Shaqja e humbi foshnjën.

Shaqja: Mjeku më tha fëmija ka vdekur. Më vdiq fëmija (qan)…  pasi kaluan disa kohë, burri më vdqi në një aksident. Bëra një vizitë dhe mjekët më thanë ti nuk do mundesh të lindësh më, aborti im ishte i rëndë, ishte goditja më e madhe për mua..

Pas 10 muajsh Shaqja rikthehet në vendlindje. Mrekullia veçse ndodhi pas mëse 5 vitesh. Shaqja tenton të krijojë një familje dhe mrekullisht mbetet shtatzënë. Por kalvari i vuajtjeve të saj nuk kishte mbaruar.

Shaqja: Jam kthyer pasi burri dhe fëmija më vdiqën, kam qëndruar disa kohë vetëm dhe vendosa pas 6 vitesh të vazhdoj jetën, u mundova të krijoja një familje, i jam lutur Zotit. Deri në momentin që ngela shtatzanë çdo gjë ishte ne rregull, por kur ngela shtatzanë, ai (burri) më tha të heq fëmijën. Pagoi lekë që bebin të ma heqi… ai ka ushtruar dhunë ndaj meje, një mjek e kuptoi që unë isha dhunuar, më tha mbaje këtë fëmijë.

Sipas Shaqes, tentativat dhe presionet e bashkëshortit kanë qenë të mëdha, aq sa ai e ka goditur me makinë, kur ajo ishte disa muajshe shtatzënë.

“Më ra me makinë , isha në muajin e 5 të shtatzënisë, humbja ndjenjat, më dërguan në spital, unë nuk mendoja për vetën por për fëmijën, kur bëra ekon më thanë fëmijën e ke shëndosh”,-tha Shaqja.

Shaqja i tha emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët se vendosi të ikë në Gjermani duke kërkuar azil. Atje e ka lindur fëmijën. Por pas lindjes se djalit, për të filluan edhe problemet shëndetësore.

Alteo, djali i Shaqes

“Kam lindur në Gjermani, qëndrova 2 muaj, pasi linda fëmijën nga stresi kam humbur ndjenjat, më tepër isha në spital sesa në azil, dy shqiptarë më kanë marrë djalin pasi unë nuk isha e zonja ta mbaja për tre muaj pasi isha e shtruar në spitalin psikiatrik, ishte një mjeke nga Kosova që më ka ndihmuar. Edhe pa ngrënë kam qëndruar, ikja jashtë kampit pasi na vinte policia. Jam kthyer pasi nuk na linin më të qëndronim. Ndenja tek një e afërm për disa kohë, kam kërkuar ndihmë por askush nuk mu përgjigj, isha e vetme e sëmurë më një fëmijë 3 vjeç.

Nuk kam asnjë këtu, as tualet nuk kam, asnjë send. Kam gjetur gjarprin në krevat, djali më është lutur mos të flemë më në atë krevat.. Kam nevojë për medikamente, këmbën e kam keq, kur më thonë ik tek specialisti unë nuk kam para të vizitohem, jam edhe me tension jam me ilaçe edhe për depresion. Shtylla ime kurrizore ka dalë e deformuar, tani më ka marrë edhe këmba e djathtë”,-tha Shaqja.

Shaqja ka vetëm një lutje, të rrisë djalin si të gjithë fëmijët e tjerë.

 “Dua që fëmijën ta rris si fëmijët e tjerë, këtu nuk ka as kopësht, as shkollë, edhe veshkën ta marr vetëm të eci përpara nuk e kam problem. Kam sakrifikuar shumë vendoseni dorën në zemër, fëmija im është 3 vjeç nuk shkon në kopësht, nuk ka asnjë lodër këtu”

Shqiptarët për Shqiptarët nuk e braktisën Shaqen. Thirrjes së emisionit për ndihmë iu bashkua dhe komuniteti i grave e vajzave shqiptare në SHBA, të cilët mblodhën një sasi të konsiderueshme parash për Shaqen.

Për të parë se çfarë bënë shqiptarët, shikoni videon.