“Ishte dita më e keqe kur mora vesh se im shoq ishte me kancer… të gjithëve i lutem, na ndihmoni”

 “Ishte dita më e keqe kur mora vesh se im shoq ishte me kancer… të gjithëve i lutem, na ndihmoni”

Prej 15 vitesh ajo e sheh të shoqin të vuajë. Sëmundja e rëndë duket fare lehtë në fytyrën e tij.

Kancer… sëmundja ka ‘zbritur’ madje edhe në një pjesë të mushkërisë.

Situata është e rëndë. Ismaili ka nevojë për ndihmë.

Me këto kushte përballet kjo grua, shqiptare e Shkupit. Leman quhet, ndërsa i shoqi Ismaili dita ditës përkeqësohet.

Kujton kohët e lumtura. Martesën. Fëmijët, tre vajza… derisa sëmundja erdhi dhe mori gjithçka. Vitet kanë kaluar të shoqëruara përherë nga dhimbja, nga frika se nesër, mund të vijë dita që nuk e sheh më gjallë Ismailin.

Leman: Kur u martuam patëm një lumturi. Ditë më të keqe se ajo kur e mora vesh që ishte sëmurë prej asaj… nuk kam pas. Akoma ajo ditë nuk më harrohet. Është një sëmundje e rëndë, që nuk kalon… veç i lumi Zot u kujtoftë inshallah dhe e shëroftë bashkëshortin.

Për neve ishte shumë e rëndë… tek neve ra (qan)

Ismaili ka nevojë për mjekime, por kushtet ekonomike të kësaj familje janë të pakta. Një lutje ka kjo grua, të cilën e përcjell përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”

Leman: Ismaili ka nevojë për barnat. Ato kushtojnë 18 mijë euro. Ne nuk kena kushte me i ble. Inshallah Zoti na kujton e ndihmon. Ne e shtyjmë me ato para që ai merr në punë, me ato e kapërcejmë… por tani kohët e fundit edhe në punë nuk është duke shkuar se është sëmurë.

Ju lutem të gjithë shqiptarëve, Elvis Naçit, sa ka mundësi të na ndihmojë për të shëruar Ismailin. Ju lutem të gjithëve, të na ndihmojnë.