Italia në gjysëm finale, mposht Belgjikën me rezultatin 2-1

 Italia në gjysëm finale, mposht Belgjikën me rezultatin 2-1

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 përballja mes Italisë e Belgjikës, një ndeshje që çon në gjysëm finale skuadrën e drejtuar nga Mancini.

Ndeshja nisi me vrullin e Italisë, e cila kërkoi golin dhe e gjeti në minutën e 9-të përmes një goditje nga Bonucci. Ishte VAR ai që shpëtoi Belgjikën. Një pozicion thuajse milimetrik jashtë loje, anulloi golin e Italisë.

Por Italia nuk u dorëzua dhe shënoi përmes Nicolo Barella.

Një gol i dytë edhe më i bukur se i pari, erdhi nga Insigne në minutën e 43-të.

Belgjika nuk u dekurajua dhe në fundin e pjesës së parë mori një penallti, e cila u përkthye në gol falë goditjes së saktë të sulmuesit Lukaku.

Pjesa e dytë tregoi një Belgjikë më kërkuese në portë. Italia po ashtu pati një rast të artë në minutën e 66’, por pa sukses. Në minutat e fundit, Italia ruajti rezultatin i cili nuk ndryshoi. 2 me 1 për Italinë, e cila shkon në gjysëm finale për t’u përballur me Spanjën.