“It’s coming home” Anglia vuan përpara Danimarkës, fiton në minutat shtesë me anë të një penalltie

 “It’s coming home” Anglia vuan përpara Danimarkës, fiton në minutat shtesë me anë të një penalltie

Në pjesën e parë të ndeshjes Danimarka ka qenë superiore duke rrezikuar dhe presuar vazhdimisht Anglinë. Ishte minuta e 30-të kur danezët marrin një goditje dënimi pranë zonës.

Talenti i Sampdorias Mikkel Damsgaard qëllon një supërgoditje, duke shtangur të gjithë stadiumin. Britanikët bien në heshtje nga një gol i mrekullueshëm.

Pavarësisht golit, Anglia nuk dorëzohet. Një kundërsulm i çon britanikët përpara. Saka fut një top në zonë teksa Sterling pret thjesht të shtyjë topin. Kjaer rrëshket në tentativë për të shpëtuar nga rrjeta, por shtyn në portë topin.

Rezultati barazohet në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Anglia u tregua më dominante, veçanërisht në momentet e fundit të ndjeshjes. Pavarësisht tentativave, luanët u përballën me një perfomancë të jashtëzakonshme të guardianit të Danimarkës, Shmajkëll.

90 minutat e ndeshjes përfundojnë dhe njëlloj si shumë të tjera sfida të Euro 2020 edhe kjo gjysëmfinale shkon drejt shtesave.

Në pjesën e parë të shtesës, Sterling arrin të depërtojë përmes disa driblimeve në zonën e reptësisë, vetëm për t’u rrëzuar. Një ndërhyrje e Maehle sjell penallti për Anglinë. Arbitri konsultohet me sistemin VAR dhe vendos të japë goditje nga 11 metërshi.

Përballë Shmajkëllit shkon kapiteni i Anglisë Kane. Godet topin i cili shkon në trupin e portierit. Shmajkëll pret goditjen e penalltisë, por nuk arrin të kontrollojë dot topin. Kane godet për herë të dytë dhe Anglia thyen rezultatin. 2 me 1 për luanët.

Danimarka tenton të kthejë rezultatin në pjesën e dytë të shtesës, por duket e pamundur. Anglia shkon në finalen e Euro 2020, atje ku e pret Italia, ndërsa tifozët britanikë këndojnë “It’s coming Home” (titulli po vjen në shtëpi)