“Iu luta Zotit, t’i jepte kuptim jetës sime” Rrëfimi i pilotit, që shpëtoi 17 vetë brenda 1 dite

 “Iu luta Zotit, t’i jepte kuptim jetës sime” Rrëfimi i pilotit, që shpëtoi 17 vetë brenda 1 dite

Një pilot helikopteri ka mundur të shpëtojë jetët e 17 personave brenda një dite. Edhe pse koha ishte e keqe, piloti Xhoel Bojers po fluturonte me të shoqen. Festonin se kjo e fundit kishte marrë licensën për të udhëtuar me helikopter (çifti ishte pronar në një kompani udhëtimesh).

Një telefonatë alarmon pilotin e helikopterit. Një grua e kishte telefonuar për t’i kërkuar ndihmë. Familja e vëllait kishte mbetur në tarracë, ndërsa shtëpia ishte përfshirë nga përmbytjet. Piloti nuk e mendon dy herë dhe niset drejt vendit të ngjarjes, duke shpëtuar kësisoj burrin me dy vajzat e tij.

“ Sapo shkova në atë zonë, nuk kishte veçse ujë. Dy banesa ishin në flakë, ndërsa makina kishin përfunduar nëpër pemë. Kishte tonelata me mbetje dhe e dija me siguri se askush s’do të mund të udhëtonte atje.”-tha piloti i helikopterit.

Por duket se Xhoel, nuk e la me kaq. Brenda asaj dite, ai arriti të shpëtojë me helikopterin e kompanisë plot 17 vetë.

“Iu luta Zotit, shumë ditë para se kjo të ndodhte. I kërkova t’i jepte më shumë kuptim jetës sime, dhe në fund… erdhi telefonata e asaj gruaje që kërkonte ndihmë”-tha piloti.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në zonën e Tenesit në SHBA, atje ku si pasojë e përmbytjeve ndërruan jetë 20 persona dhe u shkatërruan dhjetëra shtëpi.