“Jam dëshmitar i hapave të parë, të fëmijëve që nuk kanë ecur më përpara”

 “Jam dëshmitar i hapave të parë, të fëmijëve që nuk kanë ecur më përpara”

Një ndër historitë më të dhimbshme. Një nënë e baba, që fati i keq i kishte goditur atje ku dhemb më shumë. Tre nga katër fëmijët e familjes Idrizi ishin të paralizuar. Dy prej djemve zvarriteshin në tokë për të lëvizur në shtëpi.

Asnjë ditë nuk fillon pa u mërzit, pa qarë. Është një vuajtje që s’ka fund.”- kështu tregonte nëna e djemve.

Gëzimi, Arlindi e Adi u bënë mision për shqiptarët bamirës, të cilët në kohë rekord bënë të mundur mbledhjen e fondeve që vëllezërit të hynin në operacion. Pak kohë më parë përcollëm disa foto e video të vëllezërve që nisën të ecin për herë të parë në jetën e tyre.

Elvis Naçi i ka vizituar djemtë, të cilët qëndrojnë ende në një spital të Prizrenit, ku vijojnë terapinë.

“O Zot cfarë mrekullie, jam dëshmitar i hapave të para të fëmijëve që nuk kanë ecur më përpara…”-shkruan Elvisi, teksa përcjell këtë video.

Por si ishin djemtë përpara mrekullisë së shqiptarëve. Ndiqeni historinë e tyre të trishtë në linkun e mëposhtëm.

Lexo: Tre fëmijët e saj të paralizuar zvarriten në tokë! Thirrja e një nëne fatkeqe drejtuar shqiptarëve