“Je si vajza jonë!” Ky ishte mesazhi i Elvis Naçit për Bonën e vogël

 “Je si vajza jonë!” Ky ishte mesazhi i Elvis Naçit për Bonën e vogël

Përpara nisjes drejt Italisë, Bona vjen në Tiranë për kryerjen e disa analizave në Spitalin Continental. Mjekët e spitalit do ta vizitojnë Bonën për të parë nëse ajo ka shqetësime dhe mund të përballojë udhëtimin drejt shtetit fqinj.

Në hyrje të spitalit, Bonën dhe prindërit e saj i pret Elvisi e Fatma Naçi.

Fatma: Si je? Si është kjo kukulla? Mos u mërzit më tani

Elvisi: Siç u takuam dhe herën e fundit, Bonës do t’ja bëjmë disa kontrolle e analiza të fundit përpara se të niset. Që të jemi të bindur që Bona mund të udhëtojë. Ishalla Zoti bën mirë vajzën, se tjerat shkojnë e vijnë.

Bonës i kryhet vizita dhe analizat e nevojshme. E teksa mjekët kryejnë analizat, për një moment i largohet vogëlushes një batanije e vogël e bardhë, të cilën Bona e ka aq shumë përzemër. Aqsa i ka vënë dhe një emër.

“Po kjo Bona çfarë është?”-e pyet Elvisi.

Nëna: Bu-ja

Mjekja: Nga analizat e bëra rezulton se vajza mund të përballojë udhëtimin drejt Italisë. Shpresojmë të gjithë që goca të bëhet mirë sa më shpejt.

Elvisi: Një lajm i mirë për ne sepse Bona do të niset dhe shpresojmë të na vijë si kokrra e mollës. Tani ajo është bërë vajza e ne të gjithëve. Bashkë me shqiptarët i mblodhën fondet në kohë rekord. Çdo gjë është në rregull, tani të lëvizim për të ikur.

Elvisi e Fatma e përshëndesin dhe njëherë të fundit vogëlushen, përpara se ajo të niset drejt aeroportit e më pas Italisë. Pak para nisjes, Elvisi i thotë këto fjalë prindërve të Bonës, që nuk reshtin së falenderuari.

“Mos thoni asnjë fjalë. Të na bëhet vajza mirë se të tjerat ikin e vijnë. Ju keni vuajtur shumë e tani ne duam që vajza të shërohet e të vijë me ato kacurrelat e saj të bukura.

Tani një orë e më përpara vajza të bëhet mirë. Po shkon në një spital të mirë e tanimë goca është në dorë të Zotit e mjekëve.

Rrugë të mbarë, Zoti e shpëtoftë Bonën dhe i shpërbleftë ato shqiptarë bamirës. Me Zotin përpara gjithçka do të shkojë mirë. Na informoni për cdo gjë, na keni pranë.“-tha Elvis Naçi.