Jetonin me bukë e ujë, derisa u shpëtuan nga shqiptarët! Gruaja: Nuk e harroj derisa t’jem gjallë

 Jetonin me bukë e ujë, derisa u shpëtuan nga shqiptarët! Gruaja: Nuk e harroj derisa t’jem gjallë

Jetonin të vetmuar me sëmundjet. Tavani mbi kokën e tyre kishte krijuar një bark që dukej se shumë shpejt do ta lëshonte peshën e tjegullave. Ushqimi ishte i pakët.

Ujë me bukë dhe në ndonjë rast të mirë, kur dikush bënte sevap për ta, një lugë kos po diçka tjetër e  vogël.

Kështu jetonte Ymeri me Nexhmijen. Të vetëm, pa fëmijë. Shqiptarët për Shqiptarët shkoi në fshatin Tërbuf të Divjakës, atje ku jetonte çifti në moshë.

Nexhmija tha për emisionin se forcat i kishin shtetuar. Një sëmundje e papritur në qafë po i merrte ngadalë zërin.

Nexhmija: Nuk e prisja këtë punën e fytit. Krahun nuk e lëviz. Edhe kur ha bukë nuk e mbaj dot pjatën se kam dhimbje. Me zorr mbaj kokën time. Gjendrrat tiroide, dolën analizat keq. Doktori më tha t’bëj letrat, por i thash që nuk s’kam lekë. Operimi më tha bën 1200 euro, po kush ka mundësi. Doktori më tha të mos e vonoj më shumë operimin, sepse do më kapi zërin. Burri nga ana tjetër nuk dëgjon me veshë. Mjekim nuk i kam marrë. Para ca kohësh u rrëzua e nuk e vizitova dot.

Si një grua pa fëmijë, ajo iu drejtua të gjithë shqiptarëve që ta ndihmonin të shpëtonte veten.

Ashtu ndodhi. Shqiptarët për Shqiptarët e sollën në Tiranë Nexhmijen dhe operacioni shkoi me sukses. Ishin momente prekëse ato kur Ymeri, në moshë të thyer, sheh të shoqen pas operimit.

Por po aq prekëse ishin fjalët e Nexhmijes kur për vizitë erdhi Elvisi e Fatma Naçi. Nuk kam fëmijë tha Nexhmija, por sot iu kam juve dhe shqiptarët.

Në shtëpinë e tyre të vjetër, i priste një surprizë e re. Banesa ishte rikonstruktuar dhe tashmë të dy burrë e grua mund të jetonin të qetë.

Pas gjithë këtyre orvatjeve, emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e vizitoi sërish çiftin. Këto ishin fjalët e tyre.

Nexhmija: Pas operimit jam mirë. Sikleti i madh kaloi dhe dhimbje nuk kam. Kam lind për herë të dytë, Elvisi, Sidriti e nuset e tyre janë sjellë sikur të ishin fëmijët e mi. U mblodhën të gjithë shqiptarët dhe më shpëtuan jetën.

Ymeri: Rrofshi, rrofshi, ju falenderoj. Edhe shtëpinë ma rregulluat dhe gruan ma operuat, hajër bëfshi të gjithë.

Nexhmija: Në shtëpi nuk bie më as shiu e era. Fle rehat tani. Nuk më shkonte në mendje asnjëherë. Na është kthyer jeta nga e para. Derisa t’jemi gjallë nuk ju harrojmë.