Jetonte i vetëm në karrige me rrota që prej 1995… fqinjët bëhen bashkë për t’i rinovuar shtëpinë

 Jetonte i vetëm në karrige me rrota që prej 1995… fqinjët bëhen bashkë për t’i rinovuar shtëpinë

Ky burrë quhet Ben. 26 vitet e fundit ai ia ka dalë i vetëm, pavarësisht se është me aftësi të kufizuara. Beni është në një karrige me rrota. Prej vitesh fqinjët e miqtë e tij e kanë ndihmuar Benin me shumëçka, por kësaj here, ata vendosën të bëjnë diçka më shumë.

Një faqe gofundme u hap për Benin dhe arriti të mbledhë afro 17 mijë dollarë. Para që njerëzit e komunitetit atje, i dhanë me zemër për një njeri në nevojë.

Nathan është mik i Benit dhe së bashku me disa zanatçinj të tjerë iu futën punës për të rinovuar pjesë të ndryshme të shtëpisë së tij.

“Për Benin kjo është dika e mirë. Projekti ynë nuk ishte për t’i zbukuruar shtëpinë, por për ta bërë sa më funksionale për të. Qëllimi ishte ta bënim shtëpinë më të thjeshtë në aksesim”-tregoi Nathan.

“Jam krenar që jetoj në këtë shtëpi i vetëm. Kam miq të jashtëzakonshëm të cilët më kanë ndihmuar kur diçka më është dashur. Jam pa fjalë, thjesht pa fjalë për veprat e këtij komuniteti të mrekullueshëm”-tha Beni.

Klikoni KËTU për të parë videon