“Ju duam shumë” Si janë sot Deani, Bona dhe Reisila, tre vogëlushët që përlotën shqiptarët

 “Ju duam shumë” Si janë sot Deani, Bona dhe Reisila, tre vogëlushët që përlotën shqiptarët

9 vjeç ishte Deani dhe kishte kryer 20 operacione në trup. Veshka dhe rrugët urinare i ishin shkatërruar plotësisht. Thirrjen për ndihmë e bëri nëna e Deanit përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Reagimi për këtë vogëlush ishte i jashtëzakonshëm. Mijëra shqiptarë u mblodhën së bashku me qëllim për të shpëtuar jetën e Deanit dhe brenda një kohe rekord, ai u dërgua në Itali për kurimin e transplantin e veshkës.

Në momentin që Deani u nis drejt Italisë, të paktën 43 mijë shqiptarë e uruan shërimin e tij.

Po njëlloj ishte dhe historia e Bonës së vogël, e prekur nga kanceri. Bona, veçse 3 vjeçe u nis në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Itali, për të ndjekur një kurë më të mirë e për t’u shëruar.

Ndërsa një tjetër histori e përcjellë nga ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, ishte ajo e Reisilës. 3 vjeçarja ishte gjithashtu e prekur nga sëmundja e rëndë. Kurrizi e këmba e saj të deformuara.

Por si janë sot këta fëmijë, që falë ndihmës së jashtëzakonshme të shqiptarëve, vijojnë rrugëtimin drejt shërimit të plotë?

Po ju përcjellim këto foto të fëmijëve. Deani është në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni i tij i parë ishte i suksesshëm. Bona vijon të marrë kurimin për tumorin dhe deri më tani gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Po njëlloj dhe Reisila ka filluar tashmë analizat. Të tre vogëlushët janë në të njëjtën rezidencë dhe janë bërë miq mes tyre.