“Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im”

 “Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im”

Ky është vëllai i Eljos, ndërsa kjo vogëlushe është motra e tij. Eljo dhe motra janë binjake dhe vëllai i Eljos na tregon se e motra e kërkon çdo ditë të vëllanë…

Vëllai i Eljos: Motrës kur i blejnë diçka, thotë po Eljos do i bleni dhuratë? Kur çohet nga gjumi, na thotë do të ikim tek Eljo?

Vëllai i Eljos qan më dënesë për 5 vjeçarin. Nuk i pushojnë lotët e lutet që ai të vijë sa më parë në shtëpi, të shërohet.

Tek spitali doktoresha nuk më la ta takoja Eljon. I dhashë një kapele nga dritarja. Ia nisa duke qarë, sepse shumë më mungonte.

Ai do të vijë, unë e di… (qan)

E dua Eljon sa më parë këtu. Më ka marrë malli shumë për të. Është shumë i vogël. Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im.“-thotë 9 vjeçari.

Shikojeni këtë klip, ku vëllai i Eljos i lutet shqiptarëve për ndihmë