“Kam frikë se do të vdesë, të lutem thyej xhamin, s’ka problem nëse më çan” Akti heroik i një të riu

 “Kam frikë se do të vdesë, të lutem thyej xhamin, s’ka problem nëse më çan” Akti heroik i një të riu

Momente dramatike janë kapur nga kamera e një oficeri policie i cili i është përgjigjur një thirrje për një aksident. Me të shkuar atje, oficerët kanë parë se një makinë ka rënë nga rruga në ujë. Në vendngjarje kishte shkuar një i ri, i cili kishte vënë re se gjysma e makinës ishte nën ujë dhe se drejtuesja e automjetit ishte pa ndjenja. I riu i mbante kokën larg ujit gruas, ndërsa oficerët mundohen të heqin xhamin e makinës në mënyrë që të nxjerrin prej aty gruan.

“A mund ta thyesh këtë xhamin? Nuk ka problem nëse më çan mua, ajo do të vdesë, thyeje xhamin, thyeje xhamin”-dëgjohet teksa thotë i riu që po mbante gruan larg ujit.

Një prej oficerëve veshk doreza dhe arrin të heqë tutje xhamin, duke krijuar hapësirën e nevojshme për të nxjerrë prej aty gruan. Më tutje oficeri nis t’i bëjë masazh kardiopulmonar e disa momente më pas i lë vendin ardhjes së mjekëve të urgjencës.

median amerikane (ngjarja ndodhi në Florida) u raportua se gruaja shkoi në spital dhe i shpëtoi vdekjes falë ndërhyrjes së të riut dhe oficerëve të policisë.