“Kam frikë se mos vdes, këtu shpresa nuk ka” Lotët e gjyshes së Eljos, 5 vjeçarit me leuçemi

 “Kam frikë se mos vdes, këtu shpresa nuk ka” Lotët e gjyshes së Eljos, 5 vjeçarit me leuçemi

Shpesh herë kjo grua pyet, pse nipit tim? Pse nipit tim 5 vjeçar i ra një sëmundje e rëndë…?

E në pritje të një përgjigje që mbase kurrë nuk vjen, kjo grua në moshë nuk ka se çfarë të bëjë më shumë sesa t’i dorëzohet dhimbjes, teksa sheh nipin e saj, Elisianin, të durojë vuajtjet që i sjell leuçemia. Prindërit e Eljos iu drejtuan për ndihmë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, si e vetmja shpresë shpëtimi për vogëlushin e tyre.

Por është gjyshja që na tregon sesa shumë vështirësi dhe sprova ka kaluar familja Osmani.

Gjyshja: Eljo për mua është e gjithë bota. Pse me i ndodh kjo gjë Eljos, kurrë s’ma merrte mendja. Më ka rënë, sikur tët bjerë një bombë e madhe në kokë. Nuk e prisnim se do të na binte kjo. Nuk e di, po shumë frikë kam se po më vdes.

Në shqipëri shpresë nuk ka. Këtu shpresa ka vdekur. Shpresa është tek shqiptarët, tek Elvis Naçi. Mos ma nxjerrin fëmijën jashtë shtetit dhe shpëton, tjetërkund shpresë nuk kam.

Ju lutem më ndihmoni që të shpëtojë Eljo. Jemi shumë të pafuqishëm sepse shuma për operimin është shumë e madhe.

Ne vuajmë për bukë të gojës. Vajza është në varfëri dhe ato fëmijë janë rritur pa bukë më shumë sesa me bukë. Shumë fukarenj janë rritur. Të gjithë jetën kanë luftu.

Se do më nodhte kjo gjë, nuk e dija… gjithë ky fukarallëk dhe Eljo ra në spital.