“Kam tentuar t’i jap fund vetes, por tani s’kam më arsye… sepse kam kë të thërras nënë”

 “Kam tentuar t’i jap fund vetes, por tani s’kam më arsye… sepse kam kë të thërras nënë”

Thuajse të gjithë jetën e tij e kaloi nëpër jetimore. E ëma nuk e deshi. Shpesh herë arratisej nga një jetimore, për të përfunduar më pas në një tjetër.

Një jetë ku kryefjala që i kumbonte në kokë ishte ideja se as nëna e saj nuk e deshte. E teksa ky mendim shpesh ia mpinte mendjen, në disa raste kishte tentuar ta ndiqte me veprim ‘jetën e tij të pavlerë për askënd’.

“Nuk dua të gënjej, kur isha adoleshent kam menduar shumë herë t’I jap fund jetës”.

Por fatmirësisht diçka e tillë nuk ndodhi. Sot ai është 27 vjeç dhe përgjatë viteve gjeti forcën për t’ja dalë. Dhe pas 27 vitesh, më në fund, ai ka vlerë për dikë.

Kjo është historia e Christian Jacob (Kristjan Xhejkob), një rrëfim që tërhoqi vëmendjen e mediave në amerikë. Por jo vetëm për dhimbjet që ky djalë ka provuar I vetëm. Përkundrazi.

Christine LaChapelle- Miller (Kristina), një grua e martuar e adoptoi 27 vjeçarin. Një ngjarje e pazakontë në të vërtetë, por fare e kuptueshme, kur kjo grua tregon se ajo vetë është jetime dhe e adoptuar.

“Ndihem që jam I dashur, që dikush më do. Është një ndjesi që e kam pritur për të gjithë jetën”-thotë 27 vjeçari.

“Nuk besoj se është kurrë vonë që të kesh një familje. Ai tani ka zyrtarisht mbiemrin tim. Unë e njoh prej 10 vitesh Kristianin dhe më në fund ai ka mbiemrin e fëmijëve të mi (biologjikë). E di që për të do të thotë shumë. Ai na sjell shumë gëzim në familje dhe ne e duam për vdekje”-thotë Kristina, tashmë dhe ligjërisht nëna e 27 vjeçarit.

E tashmë me familjen e tij, 27 vjeçari i ka hyrë shkollës për drejtësi dhe po përpiqet të diplomohet së shpejti.

“Për mua të kisha një familje, ishte gjithçka”-përmbyll Kristjani.