Ketiana hyn në operim… Prindërit në lot kur doktori i thotë: Gjithçka shkoi mirë!

 Ketiana hyn në operim… Prindërit në lot kur doktori i thotë: Gjithçka shkoi mirë!

“Nuk e prisja këtë ditë që solla vajzën këtu. Dita ime është shumë e madhe, pres të dalë goca sa më mirë dhe të shkojë në shtëpi e gëzuar. (qan) Nuk e prisja, më duket si një dynja tjetër… të bëhet dhe vajza si shoqet e tjera.”

Kjo nënë derdh lot. Prej vitesh ka duruar lëngimet e të bijës së prekur nga skolioza. Qan për të bijën dhe lutet që ajo të shpëtojë më në fund.

Vetë Ketiana duket e emocionuar. Thotë për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se frikë nuk ka.

Ketiana: Sot jam shumë e emocionuar. Frikë nuk kam fare, do të hyj në operim edhe unë do të bëhem si shoqet e mia. Nuk e imagjinoja dot se do të vinte dita kaq shpejt, jam shumë e emocionuar.

Tashmë gjithçka është gati. Ketiana niset drejt sallës së operimit. Nëna e babai e puthin para se të hyjë në sallë për të kryer ndërhyrjen që do t’i ndryshojë jetën.

Operimi zgjat disa orë dhe duket sikur për këta prindër të vuajtur, minutat kanë mbetur pezull.

Orët kalojnë dhe nga salla e operimit del më në fund doktori. I afrohet prindërve dhe u komunikon një lajm që ata e prisnin prej 12 vitesh.

Doktori: Të shkuara. Operimi ka përfunduar dhe ka shkuar mirë. Sapo e pashë në repartin e reanimacionit dhe Ketiana është zgjuar, këmbët i lëviz. Nuk ka asnjë shenjë paralize. Gjithka është mirë

Burrë e grua përqafohen… pas 12 vitesh vuajtje e trishtimi, tashmë lotët e tyre nxjerrin në dritë gëzimin për të bijën.

“Zoti ua shpërbleftë doktor, faleminderit që na qeshi buza, o Zot faleminderit.”-thotë babai i Ketianës.

Ndiqeni klipin