Kryefamiljari i paralizuar prej katër vitesh nga puna e rëndë kërkon ndihmën e shqiptarëve

 Kryefamiljari i paralizuar prej katër vitesh nga puna e rëndë kërkon ndihmën e shqiptarëve

Ekipi i “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Kishnicë në komunën e Graçanicës, në Kosovë. Këtu banon 34 vjeçari Nebi Gashi me bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën e tij. Nebiu është paralizuar prej 4 vitesh nga puna e rëndë fizike në ngarkim shkarkim. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Nuk kanë një banesë të tyre. Ditët i shtyn me shpresën se dikush do u zgjasë dorën e ndihmës.