“Ku-ku, nuk mundem me jetu më” Shtëpia iu dogj, mbeti rrugëve me 5 fëmijët

 “Ku-ku, nuk mundem me jetu më” Shtëpia iu dogj, mbeti rrugëve me 5 fëmijët

Prej vitesh e kishte kaluar jetën në vuajtje. Pa para, pa mbështetje dhe pa shpresë. Por të paktën një shtëpi mbi kokë e ndërtoi falë ndihmës së të tjerëve.

Lindita Ndoja, tregoi për ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ jetën e saj.

 “Unë jam Lindita 40 vjeç, me origjine nga Puka. Në moshën 18-vjeçare jam martuar. Kemi jetuar ne Malësi… Shumë kemi vuajtur. Kushtet i kishim shumë të dobëta. Më pas zbritëm në fshatin Barbullush e qëndruam në një shtëpi me qira. Pronari na nxorri jashtë pas 6 muajsh. Ishim pa bukë, pa asgjë. Një shoqatë hollandeze na ndihmoi. Në shkollën e fëmijëve na ndihmuan që librat fëmija t’i merrte falas… por më shumë na ndihmoi Kisha dhe murgeshat. Me sakrifica, bënë të mundur ndërtimin e shtëpisë time.”

Por fati i kësaj gruaje nuk i qeshi. Një ditë teksa ishte në punë, e marrin në telefon për t’i njoftuar se banesa ku kishte qëndruar vetëm për 8 muaj, ishte përfshirë nga flakët.

Lindita me 5 fëmijët e saj përplaset sërish në rrugë, pa shpresë, pa një shtëpi dhe krejtësisht e humbur. E dëshpëruar, gruaja bëri thirrje në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Lutjet e saj u dëgjuan.

Për më tepër ndiqni klipin.