Kualifikueset për Botërorin 2022, Kuqezinjtë e nisin rrugëtimin me fitore

 Kualifikueset për Botërorin 2022, Kuqezinjtë e nisin rrugëtimin me fitore

Kombëtarja kuqezi e ka nisur me fitore eliminatoren për Botërorin “Katar 2022”. Shqipëria ka fituar minimalisht me Andorrën falë një goli të Ermir Lenjanit në përfundim të pjesës së parë të sfidës.

Kuqezinjtë kanë dominuar ndeshjen dhe kanë rrëmbyer tre pikë.

Sfidat e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohen më 28 dhe 31 mars. Do të presim së shpejti në “Air Albania” Anglinë dhe më pas në fund të muajit, vjen ndeshja me San Marino.

Në ndeshjet tjera në Grupin I, Anglia ka mundur me rezultatin 5-0 San Marinon, ndërsa Hungaria ka barazuar 3-3 me Poloninë.