‘Kujdestari’ i mjelmave në liqenin e Pogradecit përlotet kur flet për gjuetinë e paligjshme

 ‘Kujdestari’ i mjelmave në liqenin e Pogradecit përlotet kur flet për gjuetinë e paligjshme

Liqeni i Pogradecit nuk është vetëm shtrati ku Lasgush Poradeci shkroi poezinë, por edhe vendi i koranit e mjelmave. Shpendët që vijnë e krijojnë folenë në Pogradec, janë një gëzim në zemrën e këtij burri,  që prej vitesh kujdeset e ushqen mjelmat e shpendët e tjerë.

Besnik Blacëri është pogradecari që vjen thuajse përditë për të parë shpendët. Madje disave prej tyre u ka vendosur emër.

Por jo të gjithë e ndajnë respektin e dashurinë e Besnikut për kafshët. Ka nga ata që i shohin shpendët si objekt gjahu dhe trofe. Një rast të tillë, Besniku e tregoi në një prononcim për A2cnn. Xhoi dhe Lui janë dy prej mjelmave që ai i ka ‘pagëzuar’ me emra. Persona të papërgjegjshëm disa ditë më parë plagosën një prej mjelmave. Besniku e kujton rastin dhe përlotet.

Besniku: Emrat detyrimisht ia kam vënë. Xhoi ishte plagosur, por do t’ja hedhë, e di… sepse e ndjej këtu.

-U mërzite?

Besniku: Shumë, shumë… kur e mora vesh (përlotet)

“Nëse një mjelmë vdes, atëherë dhe partneri/rja ngordh po ashtu. Nëse Xhoi nuk kthehet, Lui vdes atje në vend.“-thotë Besniku.