Kur bashkohesh për të bërë mirë! ‘Stop’ dhe fondacioni ‘Firdeus’ shpërndajnë ushqime

 Kur bashkohesh për të bërë mirë!  ‘Stop’ dhe fondacioni ‘Firdeus’ shpërndajnë ushqime

Emisioni investigativ ‘Stop’ në bashkëpunim me fondacionin ‘Firdeus’, janë bërë bashkë për t’i dhuruar një sërë familjesh shqiptare në nevojë, disa pako ushqimore.

Ndihmat në ushqime janë shpërndarë në Tiranë, Durrës, por edhe në Has.

Të parët që morën ndihma ushqimore në këto ditë të ftohta të janarit, ishte familja Sefa në Tiranë.

“Falenderoj shumë emisionin Stop dhe fondacionin Firdeus që kanë bërë të mundur që edhe ne të jetojmë sadopak.”-tha kryefamiljari.

Ndalesa e radhës ka qenë familja Hysa, me 7 anëtarë, ku njëri prej tyre është i sëmurë prej thuajse një dekade.

“Ju ruajtë Zoti, ju falënderoj shumë të gjithëve ju”-tha kryefamiljari.

Pas dorëzimit të pakove ushqimore dhe në dy familje të tjera në nevojë në Tiranë, “Stop” dhe “Firdeus” shkuan në Durrës.

“Ju falenderoj shumë. Unë e kam djalin të sëmurë. Nuk ecën e nuk flet, është 5 vjeçar. Unë kërkoj ndihmë nga të gjithë, për ta kuruar djalin”-tha nëna.

Misioni i bamirësisë shkoi më pas në Has tek disa familje në nevojë serioze, për shkak të papunësisë dhe varfërisë në qytetin verior.