Kur Kukësi hapi dyert e shtëpive dhe zemrave për shqiptarët e Kosovës

 Kur Kukësi hapi dyert e shtëpive dhe zemrave për shqiptarët e Kosovës

16 prilli shënon një ditë të veçantë për shqiptarët, qofshin në Kosovë apo Shqipëri. Por në veçanti për qytetin e Kukësit, atje ku u pritën qindra mijëra shqiptarë të Kosovës, të cilët u dëbuan nga tokat dhe shtëpitë e tyre gjatë luftës. Represioni dhe genocidi serb kishin përmasa të frikshme, por zemërgjerësia e Kukësit, mbahet mend sot e kësaj dite.

16 prilli shënon ditën kur kujtohen ato vuajtjet dhe sesi shqiptarët iu gjendën në krah njëri tjetrit me çfarë të kishin. Shembulli më domethënës ishte ai në Kukës, ku të gjithë hapën dyert e zemrat e tyre për vëllezërit e motrat nga Kosova.

Një vit më vonë, në vitin 200, Kukësi u bë qyteti i parë në histori, i nominuar për çmimin Nobel të Paqes. Kukësi ‘mbërriti’ në treshen finale për çmimin, por pavarësisht se nuk u shpall fitues, për të gjithë shqiptarët, në veçanti atyre të Kosovës, ishte dhe mbetet fitues.

Kukes
Kamione te hidrocentralit te Fierzes, te cilet u vune ne perdorim per te transportuar kosovaret
Pika kufitare Morine
Pika Kufitare Morine, forcat ushtarake serbe kane qelluar ne drejtim te kosovareve qe largoheshin
Morine
Ky shqiptar i Kosoves shperthen ne lot kur e pyesin gazetaret