Kur shkenca vihet në shërbim të personave të paralizuar

 Kur shkenca vihet në shërbim të personave të paralizuar

Shumëkush që është i paralizuar mund të tregojë se jeta merr pak kuptim i ulur në një karrige me rrota, por një grup shkencëtarësh kanë arritur me sukses të krijojnë një aparat që do t’i ndihmojë këta njerëz.

Për herë të parë është krijuar e testuar tek dy burra të paralizuar, një aparat wireless (pa tela) që lidh trurin e tyre me një ekran kompjuteri, i cili  komandohet përmes të menduarit.

Eksperimentet u kryen tek një 35 vjeçar e një 65 vjeçar, që të dy të paralizuar në incidente që lidhen me shtyllën kurrizore. Nga eksperimentet u vu re se të dy burrat mund të komandonin me mendje ekranin e kompjuterit, duke lëvizur lirshëm e madje edhe duke shkruar.

(Më poshte video ku tregohet sesi pacienti i paralizuar arrin të lëvizë me mendje kompjuterin, duke klikuar mbi artikuj e video të ndryshme)

Për vite me radhë, standardi i artë për të ndihmuar të paralizuarit të lëvizin apo veprojnë, ka qenë një tufë e madhe me kabuj e aparatura. Por tashmë duket se kabujt e aparaturat do t’i lënë vendin veçse një aparature të vogël që vendoset në kokë dhe ndihmon të paralizuarit në jetën e tyre.

John Simeral, një prej anëtarëve të iniciativës tha se “demonstruam se sistemi pa tela (wireless) është njëlloj funksional si sistemi me kabuj, i cili ka qenë standardi i gjithë këtyre viteve. Ne mund të përdorim të njëjtin algoritëm në këto sisteme, diferenca e vetme është se njerëzit nuk do të kenë më nevojë që të lidhen me tela e aparatura”

Leigh Hochberg, një profesor inxhinierie në universitetin e Brown dhe drejtuesi i këtyre eksperimenteve, tregoi për median e huaj se të dy burrat e paralizuar e kanë përdorur sistemin duke qëndruar në shtëpitë e tyre.

“Duam të kuptojë sesi sinjalet neurale do të zhvillohen me kalimin e kohës. Me këtë sistem, kemi qenë të aftë që të vëzhgojmë aktivitetin e trurit nga shtëpia e pacientëve, për një periudhë të shtrirë në kohë, kohë të cilën nuk e kishim patur kurrë të regjistruar. Kjo do të na ndihmojë në dizanjimin e algoritmeve që do të sjellin për njerëzit e paralizuar, një rikthim të mobilitetit e aftësisë së tyre në të komunikuar”