“Kur të vdes çfarë do më këndosh?” Rrëfimi emocional i Irini Qirjakos për humbjen e gazetares Luka

 “Kur të vdes çfarë do më këndosh?” Rrëfimi emocional i Irini Qirjakos për humbjen e gazetares Luka

Ditën e djeshme gazetarja e njohur Zenepe Luka (Çekrezi) ndërroi jetë, pas një sërë ditësh në betejë me koronaviusin.

Të shumtë ishin ata që e kujtuan punën e saj ndër vite, por ajo që preku më shumë ishin fjalët e këngëtares Irini Qirjako, e cila ndante një shoqëri shumëvjeçare me gazetaren. Këngëtarja thotë për emisionin ‘Shqipëria Live’ se humbi miken më të ngushtë dhe kujton kontaktin e fundit me të.

 “Është një dhimbje shumë e madhe. Humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më. Më janë shteruar lotët. Grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh…

Kam folur kur ishte sëmurë, më tha jam shumë e sëmurë, ky Covid sikur po më merr frymën, nuk fola më. Një pikëllim i madh.”-tha këngëtarja.

Zenepe Luka ishte autore e dhjetëra librave gjatë karrierës së saj të gjatë në gazetari. Me mbi 12 mijë shkrime të botuara, Zenepe Luka i shpëtoi një atentati me tritol në vitin 1998 në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme, sëmundja e mori me vete.