“Kur u preka nga kanceri, miqtë e mi më braktisën”

 “Kur u preka nga kanceri, miqtë e mi më braktisën”

“Isha kaq e mërzitur. Një prej miqve të mi më të mirë iu desh kushedi sesa kohë për të ardhur në spital për një vizitë”

Këto janë fjalët e një vajze 24 vjeçare, e cila u diagnostifikua me leukemi tre vite më parë.

Hiral Deugi tregoi për BBC se sapo u diagnostifikua me sëmundjen, kuptoi se miqtë e kishin ‘harruar’.

“Shihja shoqen time në rrjetet sociale teksa shkonte nëpër party, gjë për të cilën nuk kam ndonjë problem, por thjesht mendoja… po mua pse nuk vjen të më bëjë një vizitë? Koha kur mësova për sëmundjen ishte më e keqja e jetës sime”-tregon 24 vjeçarja.

E duket se eksperienca e Hiral, nuk është e vetmja apo e pazakontë. Kathrin, 23 vjeçare, e diagnostifikuar me limfomë (Hodgkin), tregoi për BBC se kur mësoi për sëmundjen, dy prej shoqeve të saj më të ngushta e braktisën. Vetëm njëra prej shoqeve vijoi të takojë 23 vjeçaren, e cila aktualisht po trajtohet e pret një transplant me qelizat staminale.

“Unë u mundova të mbaj kontakte me shoqet, por vetëm njëra prej tyre e mori mundimin. Eventualisht hoqa dorë për të mbajtur shoqërinë me dy prej tyre. Sot nuk flas fare me to. Kur ke kancer, të duket sikur ajo është e vetmja gjë për të cilën mund të flasësh dhe është mirë kur ke miq, e ata të flasin për tjera gjëra, gjëra normale të ditës”-tregoi 23 vjeçarja.

Ky djalë quhet Rian. Sot është 22 vjeçar, por që në moshën 14 vjeçare ai është diagnostifikuar me leukemi. “Kur mësova për sëmundjen, shumë prej miqve të mi u distancuan gradualisht, derisa nuk ishim më shokë. Në atë kohë ishte një ndjenjë e dhimbshme, por tani deri diku, e kuptoj pse e bënë”-thotë i riu.

“Kanceri mban një stigmë të madhe me vete. Mbase shumë prej tyre kanë menduar se unë do të vdes dhe thjesht nuk kanë ditur sesi të përballen me këtë ide. Riani tregon se tashmë e ka kuptuar më së miri se kush janë miqtë e tij të vërtetë.