Kush është mërgimtari kosovar që dhuroi banesën për njerëzit në nevojë

 Kush është mërgimtari kosovar që dhuroi banesën për njerëzit në nevojë

Pavarësisht të gjithave dramave që ka kaluar dhe kalon populli shqiptar, historia ka vërtetuar jo në pak raste se zemërgjerësia e shqiptarëve është e madhe.

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, titulli i këtij emisioni me mision humanitar është mishëruar më së miri nga veprimi i një shqiptari që jeton në Zvicër.

Betim Sulejmani bashkë me gruan e tij shkuan në zyrën e noterizimit bashkë me Elvis Naçin për të dhuruar shtëpinë e tyre në Shqipëri për njerëzit në nevojë.

Betimi: E kemi obligim me lumturu shqiptarët me aq sa mundemi. Kur gëzohen shqiptarët gëzohemi edhe ne.Kur ngrohet një familje në atë hyrje që po e dhurojmë, na ngrohet shpirti edhe ne.”

Bashkëshortja e Betimit: Nganjëherë kur lutem, them “O Zot na hiq ne që kemi shumë dhe jepu pak atyre që s’kanë hiç”, dhe ashtu mundohemi ta edukojmë edhe fëmijën tonë në atë mënyrë që të jemi të barabartë. Se dikush ma shumë, dikush hiç nuk bën…nuk e di unë për vete nuk ndihem rehat.”