Kush është shqiptari që i dhuroi banesë të moshuarve, Elvisi tregon bisedën: E kishte prekur shumë…

 Kush është shqiptari që i dhuroi banesë të moshuarve, Elvisi tregon bisedën: E kishte prekur shumë…

Fatmira e Ilmiu më në fund do të jetojnë në një banesë që i fal gjithçka. Më në fund janë larguar nga ajo shtëpi e rrënuar dhe e mbuluar nga myku e lagështira.

E gjitha kjo, falë zemrës së madhe të një bamirësi, një shqiptar që jeton në SHBA. Shpëtim Useini quhet ai që bëri të mundur shtëpinë për çiftin e të moshuarve.

Elvisi i tregoi bisedën që pati me të, nënë Fatmirës. Shpëtimi i kishte treguar Elvisit se çfarë e kishte shtyrë për të ndërmarrë këtë vepër bamirëse.

Elvisi: E di çfarë më tha Shpëtimi? Më tha “a e di çfarë më preku Elvis”? Kur nënë Fatmira thoshte se kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend që do të më vijë kjo situatë e ngushtë. Se nuk e kisha menduar se do ta ndaj hallin me njerëzit, por që m’u ngushtua aq shumë jeta saqë vendosa ta ndaj me shqiptarët.

Këto fjalë tuat, e kishin shtyrë. Më tha “kur dëgjova këto fjalë aty e vendosa, thashë me vete mjaft se unë do të bëhem ai sepeb, që të nxjerr këta të moshuar nga ai hall që kanë.”