Ky djalë ka nevojë për ndihmë urgjente! Elvis Naçi poston mesazhin përlotës të nënës

 Ky djalë ka nevojë për ndihmë urgjente! Elvis Naçi poston mesazhin përlotës të nënës

Jeta e një 17 vjeçari është në rrezik. Nensi Lleshi, nga fshati Shirgjan i Elbasanit, po udhëtonte në makinë me disa shokë të tij, kur makina ka bërë një aksident të rëndë.

Si pasojë, i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka pësuar një çarje të aortës. Nensi duhet sa më parë të vendosë një protezë në zemër që do të mund të zëvendësojë pjesën e çarë të aortës, përndryshe do të vdesë.

Elvis Naçi ka shpërndarë një mesazh të ndjerë që nëna e 17 vjeçarit i ka përcjellë.

“Nena e Nensit ka sjell nje mesazh: “Te lutem mos e lini te vdes! Nensi eshte vetem 17 vjec ne lule te rinise. Pas nje aksident tragjik ka çare aorten dhe cdo ore qe kalon i rrezikon jeten. Spitalet shtetrore nuk e kane te mundur kete lloj operacioni.” Le te behemi bashke e ta shpetojme djalin 17 vjecar. Zoti ju bekofte per cdo bamiresi, mos neglizhoni edhe ta shperndajme sa me shume, mund te behemi shkak te shpetojme nje jete.”-shkruan Naçi.

Aktualisht i riu ndodhet në një spital privat pasi spitalet shtetërore janë dorëzuar dhe nuk e marrin përsipër rastin e Nensit.