Ky është bamirësi që bëri me shtëpi tre jetimët: Do kenë dhe një pension derisa të rriten

 Ky është bamirësi që bëri me shtëpi tre jetimët: Do kenë dhe një pension derisa të rriten

Nuk është hera e parë që ky njeri me zemrën e bardhë, ka hequr nga vetja për t’i dhënë familjeve me jetimë. E madje dëshira e tij më e madhe, është që t’i ndihmojë e t’i bëjë me shtëpi të gjithë jetimët, një dëshirë që i buron nga zemra dhe që e ndau në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Ky zotëri quhet Satki Gafurri dhe jetën e tij, familjen e biznesin i ka në Gjermani. Por pavarësisht largësisë, Satkiu ka qenë përherë pranë atdheut dhe ka menduar për më të dobëtit.

Satkiu: Shumë jam lumturuar. Madje më shumë sesa ata fëmijë që u bënë me shtëpi. Ne jemi përpjekur që ta gjëjmë një familje në nevojë të madhe dhe familja Hysa ishtë në vështirësi, e meritonte. Unë e kam blerë këtë banesë, por e bëj për shpirtin e babait tim të ndjerë. Sikur unë që i gëzova ata jetimë, shpresoj Zoti e gëzon tim atë, në parajsën Firdeus.

Elvis Naçi:Satki, u bënë disa raste që jemi bashkë e dhurojmë shtëpia…

Satkiu: Dhe do të vazhdojmë, nuk do të ndalemi

Sidrit Bejeri: Kur jemi takuar Satki, më ke thënë diçka të bukur, më ka mbetur në mendje…

Satkiu: Shumë kemi biseduar, por më duket e ke për atë dëshirën time. Nëse më jepej mundësia sot, 5 mijë jetimë që ka Shqipëria, i kisha bërë me shtëpi të gjithë. Por nuk mundem direkt, e ishallah i bëjmë avash avash.

Të premten që lamë pas, ai bëri një lidhje live me emisionin, ndërsa Elvis Naçi tha se ishte Satkiu personi që me shpenzimet e tij u bleu shtëpinë e re Brunildës, tre jetimëve dhe nënë Tixhes. Por surprizat nuk mbaruan me kaq.

“Do t’ja çelim një llogari dhe automatikisht do ta kenë një pension ata jetimë, derisa të rriten 300 euro në muaj do t’i kenë nga unë.”-tha bamirësi.

Madje Satkiu tregon dhe se çfarë i ndodhi kur bëri bamirësi për një familje në nevojë. Për më tepër ndiqni klipin.