La dasmën e tij për të mjekuar pacientët… derisa sëmundja për pak sa nuk i mori jetën

 La dasmën e tij për të mjekuar pacientët… derisa sëmundja për pak sa nuk i mori jetën

AP Photo/Dolores Ochoa

Një çift që e gjetën dashurinë në hollet e spitalit ku punonin. David Vallejo dhe Mavelin Bonilla, të dy mjekë të rinj, vendosën të martohen vitin që lamë pas. Por shpërthimi i rasteve me Covid në qytetin e tyre (në Ekuador), i vuri në një pozitë të vështirë. Kishin vendosur të martoheshin më 23 maj dhe datën e shtynë për të mos u larguar nga puna.

Davidi e Mavelin ishin pjesë e ekipeve që kujdeseshin për pacientët e prekur nga koronavirusi. Gjithçka shkonte mirë, kur më janar të këtij viti, të dy preken nga sëmundja. Davidi shfaq simptoma të rënda dhe përfundon në repartin ku ai vetë punonte. Për t’i shpëtuar jetën, mjekët vendosin ta intubojnë. Një javë qëndroi mes jetës e vdekjes, e përpara se të përfundonte atje, doktori Davidi i kërkoi një kolegu një laps e letër për të shkruar këtë mesazh.

“Unë jam doktor Davidi dhe kam dëshirë të jetoj, të përmbush ëndrrat e mia. Kam ëndërr të martohem, të kem një familje dhe të udhëtoj në Spanjë për të studiuar një specialitet në mjekësi.”

Kolegët mjekë i dhanë Mavelinit se Davidi kishte vetëm 10% mundësi për të dalë i gjallë nga intubimi.

AP Photo/Dolores Ochoa

“Nuk isha ndjerë kurrë aq e frikësuar. Më ra për pjesë mua që të informoj prindërit e Davidit”-kujton Mavelin.

Davidi e kaloi ditëlindjen e tij të 28 në repartin e kujdesit intensiv dhe pas 17 ditësh zgjohet. Pavarësisht, mjeku i ri kalon një infeksion, gjë që e vonon rikuperimin e tij për 30 ditë.

Davidi doli nga shtrati i vdekjes me nje paralizë faciale dhe pa asnjë fuqi në trupin e tij.

“As duart nuk i ngrija dot”-kujton vetë ai. “Mu desh të ushtrohesha për të folur dhe për të ecur”-shtoi Davidi.

E pas disa javësh rikuperimi, çifti i mjekëve të rinj kanë vendosur të martohen këtë muaj (qershor). Kanë planifikuar një dasëm të vogël dhe një udhëtim drejt Spanjës për të parë mundësinë që Davidi të nisë ëndrrën e tij, për t’u specializuar.

“Edhe përpara asaj që më ndodhi, gjithmonë kam menduar se njeriu duhet të vlerësojë dhe gjerat e vogla, momentet e bukra… dhe tani e besoj edhe më shumë këtë”-tha Davidi për AP.