Lënë kasollen në Urxallë, familja Mera futet në shtëpinë e re

 Lënë kasollen në Urxallë, familja Mera futet në shtëpinë e re

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin Urxallë me një mision të madh: të kthenin lumturinë në familjen Mera. Kështu bënë,ishte Elvis Naçi i cili me ndihmën e shqiptarëve me zemër të madhe grumbulloi paratë për ti blerë familjes një apartament në qytetin e Burrelit, afër spitalit dhe shkollës. Lumturia e anëtarëve të familjes është e papërshkrueshme kur dera e banesës së re u hap për herë të parë. Djemtë kanë dhomën e tyre, ambientet janë të bollshme dhe të rehatshme. Lumja nuk e përmban dot emocionim dhe papritur thotë se nuk e meriton këtë banesë. Tashmë ata kanë shtepinë e tyre në qytet afër qendave shëndetësore ku Bilali mund të vizitohet sa herë të ketë nevojë.

Sikur mos t’u mjaftonte skamja, sëmundjet e trashëguara, babai që mezi ecën, djemtë e familjes Ergesti dhe Jurgeni ne Urxallë në Burrel thonë se tallën, shahen dhe tregon me gisht nga shokët. Historia është trajtuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në Neës24. Të dy janë fëmijë të zgjuar dhe e kuptojnë kur dikush kërkon ti talle apo t’i vërë në lojë. Është një fenomen shumë i shëmtuar që i lëndon dhe i bën që mos të dalin nga banesa gërmadhë. Rrinë brenda dhe lexojnë libra.Talljet, sharjet nuk i tolerojnë dhe as i durojnë dot.