Lënë pas mjerimin dhe kujtimet e errëta, të moshuarit bëhen me banesë

 Lënë pas mjerimin dhe kujtimet e errëta, të moshuarit bëhen me banesë

Kur mbyllën me kyç derën e banesës se tyre të rrënuar në fshatin Derje të Shengjergjit, gjysh Qemali dhe nënë Ishja nuk e dinin aspak se cfarë surprize i priste në Tiranë konkretisht në zonën e njohur si “Fresku”. Gjatë gjithë rrugës duke zbritur malin e Dajtit mendonin se do të takonin një person ashtu siç i njoftoi me parë gazetari i News 24.

Elvisi tha se gjithë shqiptaria tashmë i njeh kush janë gjyshi Qemali dhe gjyshe Ishja.

“Ata janë lodhur pak nga rruga, unë them të nisemi sa më shpejt dhe të kryejmë misionin që kemi nisur. Ju keni një vit pa ardhur në Tiranë, jeta nuk u ka dhënë shumë por mos u mërzit, sepse pas vështirësisë vjen lehtësimi. Shqiptarët bamirësinë dhe zemrën e madhe dhe keqardhjen e kanë në shpirt. Nënë Ishe ti mos u mërzit, urojmë që edhe për ju dielli të lindi në mëngjes ashtu siç duhet dhe të kemi mundësi të jetoni në Tiranë, të jeni pranë më spitalet dhe të jetoni tani e tutje më mirë. Qemal atje ku banonit ju ishte vështirë. Me thënë të drejtën si në mesjetë na u duk. Të jetosh sot pa asnjë kusht, të jetosh sot pa drita, dy gjyshër fillikat, pa një përkrahje, pa një ndihmë, pa një dorë të ngrohtë, kjo nuk shkon. Shqiptaria ka nevojë për njerëz të mirë.”-tha Naçi.