Lot dhe shpresë për Xhevitin me tumor! Mesazhi i babait para se i biri të niset drejt Turqisë

 Lot dhe shpresë për Xhevitin me tumor! Mesazhi i babait para se i biri të niset drejt Turqisë

Tashmë është gjithçka gati për sprovën e vërtetë. Pas lajmit se udhëtimi drejt Turqisë është siguruar, Xhenisa dhe Xheviti vogël nisen drejt aeroportit të Rinasit. 5 vjeçari lë spitalin ku lëngonte pa asnjë shpresë dhe bëhet gati të niset drejt fatit të tij.

Kjo nënë e vuajtur, para se të largohet nga dheu i Shqipërisë, i ka fjalët të ëmbla për të gjithë ata njerëz me zemër të bardhë që e ndihmuan që ëndrra e saj të bëhej realitet, t’i jepej një shans Xhevitit, drita e syve të saj.

Xhenisa: Nuk më besohet se po nisem drejt Turqisë për të shëruar tim bir. Falenderoj Elvis Naçin, Sidrit Bejlerin dhe të gjithë shqiptarët. Shpresoj shumë që do të vij nga Turqia me djalin e shëruar dhe t’i lë pas të gjitha ditët e këqija.

Gjithçka është gati dhe i shoqërojmë të tre drejt aeroportit të Rinasit. Pak momente para largimit të Xhenisës e Xhevitit, babai i 5 vjeçarit merr në krahë të birin. I puth kokën, atje ku e keqja zvarritet, e sytë i mbushen në dhimbje… një dhimbje që veçse një prind e ndjen.

Eduardi: Tani djali është në gjendje të rëndë. Gjithmonë i trembur. Shpresoj shumë që gjërat të shkojnë mirë. Shpresat janë të mëdha dhe shpresoj të mos e humb djalin, të harroj të gjithë ato vuajtje, lodhje e mundime, ditë e natë. Nëse shqiptarët nuk do të bëheshin bashkë, unë do të kisha mundësi ta çoja tim bir jashtë shtetit, ndaj i falenderoj të gjithë që më ndihmuan. Faleminderit të gjithë nga zemra.

Ndiqeni klipin