“Makina prishet, kali jo” Në Delvinë udhëtohet ende me kuaj

 “Makina prishet, kali jo” Në Delvinë udhëtohet ende me kuaj

Ndonjëherë shumëkush mund të harrojë varfërinë e Shqipërisë. Por këto rrugë në periferi të Delvinës janë një kujtesë e mirë. Këtu balta e pluhuri zënë rrugën dhe automjetet lëvizin me vështirësi.

“Shikoje rrugën, nuk është nevoja të flas”-thotë një qytetar.

Prandaj shumë banorë atje përdorin dhe kalin për të lëvizur. Kështu e shkuara bëhet e tashmja e këtyre banorëve kur vjen fjala tek transporti.

 “Prandaj mbaj kalin, se makina prishet, kali nuk prishet.”-thotë me ironi një qytetar në prononcim për tv ora.

Prej vitesh kjo zonë është lënë në harresë dhe duket sikur ka mbetur në kohë, njëlloj si shumë rrethina apo fshatra të Shqipërisë sonë. Dhe kur të duhet një kalë për të lëvizur, shpresat janë të pakta

 “Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë, se nuk ka kush e ndreq”.