Mali Etna ndez në të kuqe qiellin e Siçilisë, pamje mbresëlënëse

 Mali Etna ndez në të kuqe qiellin e Siçilisë, pamje mbresëlënëse

Për të 13-tën herë brenda këtij muaji, qielli i Siçilisë në Italisë fqinje është ndezur prej shpërthimit të llavës në malin Etna.

Tre ditë ‘qetësi’ dhe nga maja 3000 metra e malit kanë nisur sërish shpërthimet e llavës.  Shpërthimet e radhës kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit. Aktiviteti vullkanit ka nisur që prej 14 marsit në pjesën e kraterit lindor.

Kujtojmë se shpërthimi më i gjatë në kohë i malit Etna ka qenë ai i korrikut të vitit 1614, kohë në të cilën aktiviteti eksploziv ka zgjatur thuajse 10 vite.