Mbi 1.3 milionë shqiptarë të Kosovës, vizituan për pushime Shqipërinë

 Mbi 1.3 milionë shqiptarë të Kosovës, vizituan për pushime Shqipërinë

Turizmi në Shqipëri, nuk do të kishte ‘kuptim’ pa shqiptarët e Kosovës. Kështu tregojnë edhe shifrat, të raportuara së fundmi nga INSTAT.

7 mujori i këtij viti ka regjistruar (deri në muajin korrik) mbi 1.3 milionë turistë, shqiptarë të Kosovës, të cilët pushimet kanë zgjedhur t’i kalojnë në brigjet e Shqipërisë.

Më konkretisht shqiptarët e Kosovës që kanë ardhur për turizëm kanë qenë 1 milionë e 381 mijë e 532. Thënë ndryshe, afro 880 mijë më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020. Vetëm gjatë muajit korrik 2021, në Shqipëri shkuan 521 mijë e 265 turistë nga Kosova.

INSTAT po ashtu ka dhënë shifra për turistët nga Maqedonia e Veriut (shqiptarë apo maqedonas), me një numër prej afro 336 mijë personash. Për shtetasit e huaj, rezulton që në këtë 7 mujor më të shumtë në numër janë qytetarët nga Polonia (56 mijë). Për më shumë detaje, mund të klikoni këtu