Mbi 100 vullnetarë mblidhen dhe punojnë 6 muaj! Veterani i luftës përlotet kur zbulon surprizën

 Mbi 100 vullnetarë mblidhen dhe punojnë 6 muaj! Veterani i luftës përlotet kur zbulon surprizën

Shpesh herë një thirrje mjafton dhe mund të mblidhen 100 vetë bashkë për të të ndihmuar. Kështu i ndodhi veteranit të luftës Torre Harris (Tori Harris).

Pasi i shërbeut vendit të tij në ushtri si një marins, 60 vjeçari erdhi në qytezën e tij të vogël në Kentucky për të vendosur që të punonte si marangoz. Puna shkonte mirë derisa Tori pësoi një aksident automobilistik që ia vështirësoi jetën për 15 vite me radhë.

Pas aksidentit e kishte thuajse të pamundur të punonte, e kësisoj jeta iu rikthye edhe njëherë në një ‘luftë’, njëlloj si në vitet ’78-’81, kohë në të cilën ishte në fushëbetejë si marins.

Një mik i afërt i Torit e njohu një shoqatë bamirëse me historinë e ish- marinsit. Historia e tij preku shumë njerëz. Për të qenë ekzakt 100 persona, të cilët u mblodhën bashkë dhe për 6 muaj punuan për t’i sjellë gëzim në jetë ish- ushtarakut.

Pamjet e baneses se braktisur perpara rinovimit

Për 6 muaj këta vullnetarë arritën të rindërtojnë një shtëpi të pabanuar prej vitesh. Pas një vitit e gjysëm pune, tashmë banesa ishte gati. Vullnetarë e donatorë të ndryshëm sollën mobilje e të tjera elektroshtëpiake, për ta mbushur banesën.

Torit i thotë një mik se kërkonte ndihmën e tij për të vendosur një palë grila tek një shtëpi. Ish ushtaraku ende se dinte që grilat në fakt po i vendoste në shtëpinë e tij të re.

Kur i thonë që është shtëpia e tij, ai mbetet pa fjalë. Këto janë pamjet e gëzimit.