Me bekimin e shqiptarëve, Ezeli niset në Itali! Mesazhi i Elvis Naçit për nënën e 7 vjeçarit

 Me bekimin e shqiptarëve, Ezeli niset në Itali! Mesazhi i Elvis Naçit për nënën e 7 vjeçarit

Brenda një kohe rekord dhe falë shqiptarëve bamirës, shuma e nevojshme prej 100 mijë eurosh për Ezelin, u mblodh. 7 vjeçari i prekur nga leuçemia akute i kishte ditët e numëruara në Shqipëri, por falë zemërgjerësisë së shqiptarëve, u arrit të mblodhej shuma e parave për kurimin e tij në Itali.

Pak para nisjes, Elvisi dhe Fatma shkojnë për të takuar Ezelin dhe Enkelejdën, nënën e 7 vjeçarit. Enkelejda nuk ka fjalë për të shprehur falenderimin për shqiptarët, ndërsa i biri i tij luftonte prej mëse një muaji me vdekjen në spital.

Elvisi i jep mesazhin Enkelejdës se të gjitha lutjet e shqiptarëve janë në krah të saj. Elvisi shtoi se solidariteti i shqiptarëve u tregua edhe njëherë me rastin e 7 vjeçarit, kjo pasi paratë nuk janë asgjë kur përpara është shëndeti dhe jeta e një vogëlushi.

Elvis Naçi: Shyqyr Zotit kjo punë u bë shpejt. Karvanin e halleve do t’i kalosh ti, por ajo e jona është asgjë në krahasim me ty. Fatma e kupton mirë si nënë çdo të thotë të vuajë fëmija. Ne bëmë sebepin e spitalit të mirë. Ju filluat vetë me mbledhjen e fondeve dhe ne u bashkëangjitëm. Ke vuajtur shumë dhe për ne, do ishte e tepërt. Inshallah bëhet mirë djali dhe ne presim nga ty të na sjellësh lajme të mira për Ezelin.

Fatma: Ne jemi me gjithë shpirt me ty.

Elvisi: Njerëzit janë të mirë, nga kjo sprovë e madhe e ke parë sesi njerëzit janë lutur, të kanë ndihmuar e të janë gjendur pranë

Enkelejda: Një solidaritet i paparë e drejtë, kurrë nuk e prisja.

Fatma: Ne presim me padurim që ti të kthehesh me djalin të shëruar

Elvisi: Zoti ju ruajtë, ju dhënë forcë dhe inshallah të bëhet sa më mirë. Lekët janë letra, të pavlera. Shëndeti e jeta kanë rëndësi. Të paktën ajo sprova e madhe e ekonomisë u kalua, se kur bashkohemi këto sprova bëhen më të lehta.