“Më është mërzit shpirti” Historia e familjes Mera, aty ku gëlon skamja

 “Më është mërzit shpirti” Historia e familjes Mera, aty ku gëlon skamja

“Shqiptarët për shqiptarët” u sinjalizuan për rastin familjes Mera në fshatin e largët Urxallë të Burrelit. Fshati ndodhet 24 kilometra larg qytetit të Burrelit dhe kufizohet nga fshatrat Dukagjin, Macukëll, Barbullej dhe Shtjefën. Teksa i largohemi qytetit, shtëpitë sa vijnë e rrallohen dhe rruga fillon të vështirësohet derisa ndërpritet dhe do të na duhet të ecim në këmbë. Urxalla ka pasur rreth 120 shtëpi, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 30, larg njëra-tjetrës. Banorët janë larguar masivisht, fshati pothuajse është i braktisur. Një periferi e cila nuk të ofron asgjë. Nuk ka drita, nuk ka ujë dhe nuk ka as rrugë. Harresa dhe monotonia është vrasëse edhe për ato pak banorë që kanë mbetur. U ndalëm tek një shtëpi, nën ҫatinë e së cilës, frymojnë jetë, jetë të cilat do të donin të mos kishin ekzistuar. Aty mësuam historinë e pazakontë të një familjeje, mundimin dhe sfilitjen prej dy dekadash.