Më në fund një buzëqeshje larg dhimbjes! Surpriza e Megit për “Shqiptarët për Shqiptarët”

 Më në fund një buzëqeshje larg dhimbjes! Surpriza e Megit për “Shqiptarët për Shqiptarët”

Pas përfundimit të operimit, Megi tashmë është kthyer në shtëpinë e saj. Ende duhet të rikuperohet pas operacionit në këmbë, por dhimbjet e kanë lënë.

Megin tani e sheh të qeshur, ndërsa prindërit e saj nuk kanë fjalë të shprehin falenderimin për “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe njerëzit zemërmirë që dhanë diçka nga vetja për shërimin e vajzës së tyre.

Në shtëpinë e familjes Aliu në Kodër- Thumanë, shkojnë Elvis Naçi e Sidrit Bejleri. Atje i pret Shkëlzeni me të shoqen, ndërsa Megi po qëndron shtrirë.

Elvisi: Si e kemi atë princeshën, si duket tani?

Shkëlzeni: Mir faleminderit.

Elvisi: Si je Megi?

Megi: Mir faleminderit

Megi preket nga vizita dhe i dalin lot.

Elvis Naçi: Shpresojmë që pas disa kohësh ta shohim mirë e ashtu siç duhet Megin. Sa u njoftuam me rastin, thashë mos e bëni dysh, sepse kur thua Thumana për ne ka një veçanti tjetër.

Shkëlzeni: Njeriu nuk llogarit asgjë për fëmijën

Elvisi: Është quajtur fruti i zemrës

Babai i Megit, Shkëlzeni: Sytë e ballit…!

Elvisi i drejtohet Megit, duke i thënë se shembulli i prindërve të saj është ai që duhet të ndjekë ajo.

Elvisi: Ne themi se Babai dhe nëna janë si dielli dhe hëna. Me babin e mamin nuk ka tjetër. Pas të madhit Zot që na dha jetën e krijoi gjithçka, mami e babi janë njerëzit që duhen më shumë. Nëse ti vuan njëherë, ata vuajnë 10 herë. Çdokush që i ka prindërit në këtë botë, një amanet duhet të ruajë, ti ketë si sytë e ballit nënën e babin. Ti puthë duart, t’i përqafojë e ta dijë se askush nuk e do në këtë botë si nëna e babai.

Por edhe Megi ka një mesazh, të cilin e ka shkruar në letër. Ndiqeni në klipin e mëposhtëm.