Me sëmundje të trashëguar dhe Covid, kërkesa e 5 vjeçarit përlot mijëra njerëz

 Me sëmundje të trashëguar dhe Covid, kërkesa e 5 vjeçarit përlot mijëra njerëz

Qëkur lindi, ai është shtruar të paktën 35 herë në spital dhe I është dashur të qëndrojë në ventilator (apartat oksigjeni) dhjetëra herë.  5 vjeç është dhe ka lindur me një sëmundje të trashëguar, e njohur si fibrosë cistike. Mushkëritë e tij janë të dobëta dhe në fund të vitit të kaluar, fatkeqësisht e preku dhe Covid.

Noa quhet dhe qëndron ende në një spital në Kaliforni (SHBA). E pavarësisht dhimbjeve me të cilat ka lindur, shtuar dhe Covid-in, vogëlushi ka përlotur mijëra amerikanë me kërkesën e tij. Vogëlushi kërkonte stikera, libra vizatimorë ose lodra të vogla.

“Në rrjetin social i kërkova miqve që nëse kishin mundësi të nisnin stikera ose kartolina për Noan. I erdhën disa kartolina, kurse infermieret i dhanë disa ngjitëse (stikera). Tani ka mijëra dhe më pyet përditë a ka ardhur ndonjë pako për mua sot”-tha nëna e 5 vjeçarit në një intervistë për emisionin ‘Good Morning America.

Nëna e 5 vjeçarit tha se e mësoi që i biri do të vuante të gjithë jetën kur ishte 18 javëshe shtatzënë. Më 15 dhjetor i shoqi u prek nga Covid dhe disa ditë më vonë dhe i biri. Që nga dhjetori, ky fëmijë qëndron në spital, derisa të mund të shërohet plotësisht nga Covid… ndërkohë që kartolinat e stikerat për të vijojnë të shkojnë në spital. Në shenjë falenderimi, 5 vjeçari edhe pse në gjendje jo fort të mirë, ka dashur t’i falenderojë të gjithë me një foto