“Më tallnin e përqeshnin” Historia e të riut autik që fikson në aparat foto të jashtëzakonshme

 “Më tallnin e përqeshnin” Historia e të riut autik që fikson në aparat foto të jashtëzakonshme

“Kurrë nuk e mendoja se do të bëhesha fotograf… kujtoj kohën kur isha në shkollë e rrija duke parë orën, derisa mësimi të mbaronte.”

Këto janë fjalët e një fotografi 22 vjeçar, i prekur nga autizmi. Ndryshe nga shumë të tjerë, ai preferon të fotografojë kafshët dhe ky pasion i ka sjellë kuptim jetës së tij.

Alfie Bowen (Alfi Bouen) quhet 22 vjeçari. Jeton në një qytezë të vogël në Britani dhe gjatë gjithë fëmijërisë është tallur e përqeshur nga moshatarët në shkollë, aqsa ka tentuar 4 herë të vrasë veten.

Mami më thotë që në kam patur një fëmijëri të vështirë… Tallesha përditë në shkollë. Gjatë pushimit, ushqimin e haja i vetmuar, askush nuk rrinte me mua. Mami vendosi të më çojë në një shkollë private për fëmijë si unë… pasi unë tentova t’i jap fund jetës në 4 raste. Isha 15 vjeç kur vendosa t’i jap fund vetes për herë të parë.“-thotë i riu për BBC.

Foto e Alfie Bowen

Derisa zbuloi fotografinë. Kafshët e kanë magjepsur dhe i vuri qëllim vetes të fiksonte në kamera imazhet e tyre.

“Mendja ime nuk pushon kurrë prej autizmit. Ndonjëherë i mendoj fotot, përpara se t’i shkrep ato. Vetja më dukej si një alien për vite me radhë, por fotografia ishte shpëtimi im. Autizmi më jep obsesionin për të krijuar.”-tha i riu në një intervistë për BBC./ Artikull i BBC, përshtari ‘ShqiptarëtpërShqiptarët.info’

Për të parë artikullin (Video) të BBC, klikoni KËTU