Me tumor dhe pa njërën këmbë, shqiptarët i ndryshojnë jetën Linditës

 Me tumor dhe pa njërën këmbë, shqiptarët i ndryshojnë jetën Linditës

Lindita 37 vjeçare e sëmure me tumor dhe pa njerën këmbë, apeloi për ndihmë në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët. Për shkak të mungesës së njerës këmbë lindita e kishte të vështirë të ecte dhe të jetonte normalisht si të gjithë njerëzit e tjerë. Fondacioni Firdeus nën kujdesjen e Elvis Naçit mundësoi që Linditës t’i vendosej proteza e këmbës dhe ajo të ecë. Nuk mjafton vetëm kaq por Linditës iu sigurua shtëpia me qera afër spitalit për të kryer shërbimet mjekësore. Lindita falenderoi të gjithë Shqiptarët duke iu lutur Zotit që t’i begatojë.