“Mëngjesin e kaluar isha i uritur e nuk kisha para, më falni” Pusulla e nevojtarit bëhet virale

 “Mëngjesin e kaluar isha i uritur e nuk kisha para, më falni” Pusulla e nevojtarit bëhet virale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një bar kafe në Italinë fqinje. Në orët e para të mëngjesit një burrë i panjohur ka vjedhur disa brioshë. Ushqimi sapo ishte sjellë në lokal nga distributori, por është marrë pa hyrë ende në lokal.

Por të nesërmen, dy pronarët e kafenesë janë habitur kur kanë gjetur një pusullë dhe një kartmonedhë 10 euroshe. Në pusullë shkruhej.

“Mirdita, më falni… mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para (për të paguar). Ju faleminderit”

Dy pronarët e kafenesë në Pistoia të Italisë u prekën nga ky gjest dhe vendosën ta përcjellin foton e pusullës në rrjetet sociale, me qëllimin për të ndihmuar personin. Të dy burrat madje vendosën dhe një njoftim në hyrje të kafenesë, duke thënë “po të presim”. Foto e pusullës bëri xhiron e rrjetit, ndërsa pronarët u shprehën se duan t’i ofrojnë punë nevojtarit.