“Merrni çfarë ju duhet, lini çfarë të mundni” Nisma për t’i ofruar ushqim njerëzve në nevojë

 “Merrni çfarë ju duhet, lini çfarë të mundni” Nisma për t’i ofruar ushqim njerëzve në nevojë

Në këto kohë të pandemisë miliona njerëz kanë humbur punën dhe shpresën e tyre për një ditë më të mirë. Në qytetet kryesore në Amerikë, është zhvilluar një nismë e veçantë për t’i ofruar sadopak ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

Në shumë raste, si një ide e komunitetit për pjesëtarët e tij dhe në disa raste të tjera, një ide e organizuar me staf. Në qytetet amerikane po lihen frigoriferë ku gjen ushqim falas. Frigoriferët e ngjyrosur apo të vizatuar, lihen mënjanë rrugës për këdo që ka nevojë për ushqim.

Media britanike BBC i ka kushtuar një video ‘lindjes’ së kësaj nisme, e cila po gjen terren në shumë shtete.

“Në SHBA më shumë se 50 milionë njerëz përjetuan urinë në vitin 2020, nga 34 milion një vit më parë. Administrata po ndërmerr hapa për të zgjidhur  krizën, por kjo do kohë. Ndërkohë, komunitetet po plotësojnë kërkesat e personave të varfër që nuk sigurojnë dot vaktet ushqimore, duke sjellë mënyra të reja për të ushqyer ata në nevojë. “Merr çfarë të duhet, lini çfarë të mundni”, shkruhet në një frigorifer.”-shkruan BBC.

Më poshtë disa pamje të frigoriferëve që mbushen nga vetë komuniteti për të pamundurit.