Mesazhi emocional që lexoi Elvis Naçi, shkruar nga një nënë për Bonën e vogël

 Mesazhi emocional që lexoi Elvis Naçi, shkruar nga një nënë për Bonën e vogël

Mbrëmjen që lamë pas emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” përcolli historinë e trishtë të Bonës, vogëlushes së prekur nga kanceri.

Thirrjet e nënës së Bonës për ndihmë u dëgjuan nga shqiptarët, teksa Elvis Naçi e Sidrit Bejleri lexuan dhjetëra mesazhe të shqiptarëve zemërmirë.

Ndër to, Elvisi lexoi mesazhin e një nëne, e sëmurë së bashku me tre fëmijët e saj të vegjël. Ajo jeton në Itali dhe paratë që kishte taksur për të gëzuar fëmijët, vendosi t’I dërgojë për Bonën e vogël.

“Elvis, Sidrit, zonjës Eneida i drejtohem se kam tre djem dhe po kalojmë virusin të gjithë, jemi të izoluar. Sot fëmijëve do u blija pizza, por nuk na u hante dot nga dhimbja e asaj vogëlusheje. Dhe sot ne do të dërgojmë disa para me shpresën e Zotit, të ndihmojmë mesa kemi mundësi. Nesër do të dërgoj prap të tjera edhe pse nga shtëpia nuk dalim dot se jemi të izoluar”-shkruhej në mesazhin që lexoi Elvisi.